Zbulohet mumja një mijëvjeçare

Kuriozitete

mumjaperuane6-
Në Peru, arkeologët kanë gjetur trupin e një gruaje, e cila mund të ketë vdekur në moshën 50 vjeçare në Pachacamas të Perusë.

Gruaja mendohet se ka jetuar rreth viteve 800 apo 1450. trupi i saj në formë fetuesi është gjetur pranë një tempulli të braktisur. Gjithashtu janë gjetur dhe rreth 70 skelete të tjera, mes tyre dhe trupa fëmijësh që mendohet se janë vrarë gjatë ritualeve fetare.

Mumja e gruas ishte më e veçanta dhe arkeologët gjatë punës së tyre janë munduar të mos e dëmtojnë, pas nxjerrjes nga rrënojat ajo tashmë është dërguar në një ekspozitë në Francë. Zona e tempullit ku është gjetur mumja konsiderohet një zonë e rëndësishme për Amerikën Jugore.