Zgjidhni figurën që iu tërheq më tepër dhe zbuloni mesazhin që ka për ju!

Kuriozitete

tarot 22
1.Buqeta me lule
Kjo figurë simbolizon dashurinë dhe lumturinë. Do të kaloni momente të bukura dhe do të merrni ftesa interesante. Mos u mendoni shumë për zgjedhjen tuaj.

2.Shtëpia
Ky është një moment për të reflektuar rreth familjes, për të qëndruar pranë tyre dhe personave që keni përzemër. Duhet t’i njihni dhe t’i pranoni ashtu siç janë personat tuaj të zemrës. Jeni i rrethuar nga energji pozitive dhe do të ndieni përmirësim në situatën tuaj. Ky është një moment i mirë edhe përsa i përket marrëdhënieve me kolegët dhe mbarëvajtjes së punës.

3.Anija
Iu presin shumë ndryshime, por nuk duhet të keni frikë prej tyre. Ka ardhur momenti të shikoni në drejtime të tjera nga ato çka jeni mësuar dhe të vazhdoni përpara. Mos u kapni pas të kaluarës, pasi ajo bëhet gjithmonë e më e larfët. Po kaloni momente paqëndrueshmërie në marrëdhëniet tuaja dhe duhet të mësoni të dëgjoni njerëzit e afërt. Çdo gjë do të kalojë.