17 pikat bindëse të gazetarit i cili doli haptazi kundër intervistës së dukeshës Sussex

Lifestyle

Piers Morgan të hënën pohoi se ka 17 pretendime të bëra nga Princi Harry dhe Meghan Markle në intervistën e tyre me  Oprah që janë provuar të jenë të  mashtrime, të ekzagjeruara ose të paverifikueshme.

Morgan, kryeredaktori i DailyMail.com, u ul për të treguar të gjitha me drejtuesin e Fox Neës, Tucker Carlson, ku rinovoi kritikat e tij të ashpra ndaj Harry dhe Meghan dhe tha se nuk ishte i sigurt nëse dukesha ishte ‘plotësisht mashtruese.’

“Shtatëmbëdhjetë pretendime të ndryshme nga çifti tani janë provuar të jenë ose plotësisht të pavërteta, ose të ekzagjeruara masivisht, ose të pa provueshme,” tha ai. ‘Unë nuk e kuptoj pse duhet të besoj tek njerëzit që nuk thonë të vërtetën.

Pikat kryesore të Morgan nxjerr në intervistën e tij:

Meghan duhet të zbulojë se kush ia mohoi përkujdesin shëndetësor, mendor kur ajo donte të vetëvritej.

Ne nuk e dimë kontekstin e bisedës që Meghan pretendon se ka ndodhur në familje për ngjyrën e lëkurës së Archie-t.

Morgan kujtoi se i vetmi anëtar i familjes mbretërore që duhej të kërkonte falje për të qenit racist ishte Harry kur përdori një turp me ngjyrë për të përshkruar një ushtar pakistanez në vitin 2006.

Morgan u bën thirrje kompanive, por edhe televizioneve të mos u kushtojnë rëndësi e të mos bëjnë biznes duke shkatërruar familje.

Për sa i takon punës që humbi në televizion për shkak të komentit për Meghan, Morgan tha:

“Ndihem shumë i zemëruar për këtë fakt dhe shumë i hidhëruar. Kam parë miqtë e mi, si Sharon Osborne, që u hoqën nga puna se më mbrojtën mua, mua që qenkam një racist. Kam parë Don Lemon në CNN, djalin që ulet në zyrën time të vjetër, të cilin mendoja se e kisha mik, por që në fakt në emisionin e tij tha se unë kisha kryer një akt racizmi duke mos besuar dikë. Të mos kesh besim tek dikush është racizëm? Si një taksapagues britanik, i cili paguan për jetesën e familjes mbretërore, do të doja të dija, në fakt, nëse ka një racist të vërtetë brenda pallatit”, thotë Morgan.