5 stadet post-ndarje, që reflekton çdo vajzë në rrjete sociale!

Lifestyle

break up
Duke qenë se jeta jonë është ngushtësisht e lidhur me rrjetet sociale, edhe vendimet tona personale pasqyrohen në to. Janë disa veprime tipike që pothuajse të gjitha vajzat në ‘Instagram’ bëjnë pasi ka mbaruar lidhja e tyre.

03c49e8c158574a059250e9c98c155c3 l 1524668084 5511754 e1542292669866 600x329

1.Hapi i parë është fshirja e fotove me partnerin. Ndoshta të ndikuara edhe nga inati i sapo ndarjes, gjëja e fundit që vajzat duan të shohin është fytyra e ish-it në profilin e tyre.
2.Së dyti, nëse kanë pasur atë drynin dhe shkronjën e tij të parë në Bio, e sigurtë që sdo t’i shihni më. Përgjithësisht zëvendësohen me ndonjë shprehje filozofike për të treguar se sa shumë e duan veten dhe se një djalë nuk të duhet për asgjë.
3.Së treti ndarja përfundimtare në botën e teknologjisë vjen atëherë kur ju të dy nuk e ndiqni më njëri-tjetrin. Dhe nëse ai/ajo nuk të ndjek më në ‘Instagram’ atëherë gjërat janë bërë serioze dhe kalojmë tek hapi i katërt.
4.Papritur fillojnë të shtohen ndjekësit e rinj e bashkë me ta dhe pëlqimet në fotot e tua.
5.Hapi i pestë konsiston në shfaqjen e vajzave sa më të lumtura. Përgjithësisht vërshojnë postime ku ajo del me shoqet dhe argëtohet. Çdo ditë diçka e re sepse ajo realisht po bën shumë qejf dhe jo, nuk po vuan. Këto postime më së shumti janë foto ku vajzat duken pafund të bukura, sepse hej dikush duhet t’i tregojë atij se çfarë humbi.