Dafina Zeqiri qënka një yll edhe pa përdorur fare makeup!

Showbiz

dt 55
Dafina Zeqiri është nga ato këngëtare shqiptare që duket se i ka të gjitha: Bukurinë, zërin, këngët, çdo gjë. Pra me pak fjalë, edhe karriera e saj muzikore për momentin është në maja. Mirëpo, edhe pse përflitet për hitet apo lidhjet e dashurisë, Dafina është komentuar jo rrallëherë edhe për pamjen e saj të jashtme. E kuruar gjithmonë, por asnjëherë e ekzagjeruar Dafina ka ditur t’i tregojë publikut edhe Dafinën e thjeshtë, por edhe atë perfeksionisten.

 640 0 5bee81df5bba4 1

Grimierja e saj personale ka treguar të dyja versionet e yllit të muzikës pop: atë me grim dhe atë pa grim. Nuk mund ta mohojmë se tek të dyja duket bukur, por teksa e shohim të patrukuar mendojmë me vete pse nuk qëndron gjithmonë pa grim? Duket aq e bukur, sa e eklipson edhe foton me grim. Gjithsesi, Daffy mbetet gjithmonë e bukur.