A e dini kush eshte fruti i pavdekshmerise?

Lifestyle

14408334 1105468419537288 187291725 o

Hidet, apo xinxifet, janë një frut që e kanë origjinën nga Kina dhe vlerësohen shumë për shkak të shijes delikate e interesante dhe cilësive ushqimore. Nëse thahen mund të përdoren për të zëvendësuar hurmat e arabisë.

Cilësitë e hideve

Hidet njihen si fruti i pavdekshmërisë, pasi përmbajnë shumë lëndë ushqyese si magnez, kalium, bakër, kalcium dhe niacinë. Për më tepër, janë burim i rëndësishëm i vitaminës C.

Vitamina C forcon sistemin imun dhe vjen shumë mirë në këtë periudhë tranzicioni temperaturash.

Sipas disa studimeve mjekësore, hidet kanë aftësinë të ulin tensionin arterial të gjakut dhe mund të përdoren në rastin e anemisë e problemeve hepatike. Kjo për shkak se përmbajnë flavonoide, me fuqi të madhe antioksidante që shmang plakjen qelizore.

Në mjekësinë e lashtë kineze, farat e hideve përdoren për qetësimin e nervave dhe për të rregulluar ritmin e gjumit. Në shumë kultura të tjera mendohet se konsumi i përditshëm i hideve përmirëson tonin dhe ngjyrën e lëkurës.