Sot hapen aplikimet per Lotarine Amerikane

Sociale

US America Diversity Visa Lottery 2017

Sot në orën 18:00 me orën lokale të Shqipërisë, hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe ju mund të aplikoni në këtë adresë: https://www.dvlottery.state.gov/

Duhet të keni kujdes sepse sipas rregullave të reja, nuk duhet të përdorni fotografi të vitit të mëparshëm dhe gjithashtu nëse mbani syze, duhet t’i hiqni për foton pasi në të kundërt skualifikoheni automatikisht.

Ndërkohë për më shumë rreth udhëzimeve për Lotarinë DV-2018 lexoni këtu: https://tirana.usembassy.gov/dv.html.