Çfarë duhet të dini rreth shalqirit, frutit të preferuar të ëngjëjve…

Lifestyle

shalqiur

Kur provon shalqi për herë të parë e kupton se me çfarë ushqehen engjëjt. “Mark Twain” Fruti i kuq, i ëmbël, duket sikur është vërtet i zbritur nga qielli. Plot lëng dhe shije, lë vend për krijime të freskëta dhe të këndshme.3 gushti ishte Dita Ndërkombëtare e këtij fruti ndaj për ta “nderuar” siç duhet këtë fundjavë hani vetëm shalqi.
Sipas Medical News Today, shalqiri konsiderohet si një ndër frutat me përmbajtjen më të lartë të lëndëve ushqtese dhe ngrënia e tij furnizon organizmin e njeriut me shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë të fuqishëm. Më poshtë do të lexoni disa fakte interesante mbi shalqirin:
Shalqiu mund të ndihmojë në parandalimin ose zvogëlimin e astmës, tensionin e lartë të gjakut, kancerin, dehidratim, inflamacion, dispepsinë dhe dhimbjen e muskujve.
Shalqiri konsiderohet dhe frut dhe perim.
Ju mund të hani të gjitha pjesët e shalqirit, madje edhe lëkurën dhe farat.
Kina është prodhuesi më i madh i shalqinjve me një prodhim prej 71,754,604 ton, në krahasim me 4,052,386 ton nga prodhuesi i dytë më I madh, Turqia.
Sipas World Record Guinness, shalqiu më i rëndë peshon 159 kg .
Shalqiu rrit fuqinë e trurit – është burim i vitaminës B6, që është e nevojshme për funksionimin normal të trurit.
Shalqiu përmban rreth 92% ujë dhe 6% sheqer.
Shalqiu mendohet ta ketë origjinën nga Afrika e Jugut.