Efektet e shëndetshme të luleshtrydhes

Lifestyle

rhrhhr.jpg

Luleshtrydhja është një frut që ka shumë pak kalori por është një aleate e shkëlqyeshme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. Ajo është e pasur me vitaminën A dhe C që ndihmojnë në pastrimin e lëkurës.

Përmbajtja e saj e mban lëkurën e butë dhe të tendosur. Preferohet që një herë ose dy herë një javë të vendosni disa luleshtrydhe në fytyrën tuaj, të bëni një maskë me to, të cilën më pas do ta shpërlani së pari më ujë të vakët dhe pastaj me ujë të ftohtë.

Luleshtrydhet janë të preferuara edhe për dhëmbët, pasi që ato heqin shtresat e mbledhura dhe dhëmbët i bëjnë më të bardhë.
Ky frut po ashtu ka një efekt të mrekullueshëm në luftën kundër celulitit. Vitamina A dhe C janë antioksidante dhe ato ngadalësojnë plakjen dhe humbjen e elasticitetit të indeve. Konsumimi i luleshtrydheve do ta përshpejtojë qarkullimin e gjakut.