Së shpejti emoji me fytyrat e përdoruesve

Teknologji

emoji3_1.jpg

Facebook duket se projektin më të ri ka krijimin e emoji me fytyrat e përdoruesve. Përmes teknologjisë së njohjes së fytyrës, Facebook do të zgjedhë fotot ku jeni etiketuar për të gjetur fytyrat që ngjasojnë shumë me emojit që përdorni. Për shembull, nëse ju shtypni :), formohet emoji i buzëqeshjes si cili do të zëvendësohet menjëherë me një foto ku jeni duke qeshur.

Aplikacioni Slack ofron një veçori të ngjashme me emoji, ku përdoruesit mund të zgjedhin çdo fytyrë ose objekt pa pritur aprovimin e Unicode Consortium. Aplikacioni Tëitch i Amazon-it ofron gjithashtu një veçori të ngjashme.

Nuk është hera e parë që Facebook ndjek hapat e Slack sa i përket veçorive të lidhura me emoji: kompania krijoi veçorinë e reagimeve disa muaj pasi Slack prezantoi versionin e saj.