Harry dhe Meghan i japin lamtumirën statusit mbretëror

Lifestyle

Duke nisur nga 1 prilli, princi Harry dhe Meghan do të jenë zyrtarisht jashtë angazhimeve të familjes mbretërore. Por para shkëputjes do të ketë një sërë angazhimesh zyrtare të cilat duhet ti mbyllin.

Në 6 mars Harry i vetëm do të marrë pjesë në inaugurimin e Silverstone Experience bashkë me pilotin e Formula 1 Lewis Hamilton.

Në 7 mars, çifti do të marrë pjesë në Mountbatten Music Festival alla Royal Albert Hall. Ndërsa në 8 mars, do të jetë Meghan protagoniste e një aktiviteti për ditën ndërkombëtare të gruas.

Në 9 mars, çifti do të marrë pjesë bashkë me gjithë familjen mbretërore në Commonwealth Service, të Westminster. Deri në 31 mars ata do të mbajnë titujt mbretëror, ndërsa më tej do të jenë qytetarë të lirë.