Këto janë çiftet që ndahen më shpejt: Studimi tregon se…

Lifestyle

ndarje
Tani që iku Shën Valentini, le të kthehemi në realitet. Dhe realiteti nuk është përherë i mbushur me zemra dhe lule apo jo? Disa çifte, thjesht janë të destinuar të mos zgjasin bashkë. Top listën e këtyre çifteve, e mbajnë pikërisht ata që janë të fokusuar në gjërat materiale.

Këtë e thotë studimi i fundit që është bërë përsa i përket marrëdhënieve sentimentale. Çiftet të cilët janë të fokusuar në gjërat materiale, i lejnë më pak hapsirë komunikimit apo intimitetit me njëri tjetrin. Kjo sjell gradualisht ftohjen midis tyre dhe rrjedhimisht ndarjen. Partnerët duhet të fokusohen tek sjellja e personit që kanë në krahë, më tepër se tek të mirat materiale që personi përkatës posedon.