Kombinimet më të bukura për t’u kopjuar nga moda e rrugës – Fotogaleri

Lifestyle

00

E sofistikuar, femërore, elegante: një veshje totalisht e bardhë është zgjidhje e përkryer për shumë raste të ndryshme. Nga orët e kaluara në zyrë e angazhimet formale deri tek shëtitjet në natyrë, me të bardhën askush nuk mund të gabojë. Duke qenë një veshje monokromatike, duhet të keni kujdes vetëm në kombinimin e materialeve, pasi për ngjyrat nuk keni pse shqetësoheni.
Për t’ju bindur që ky look nuk do të dalë kurrë nga moda, më poshtë kemi sjellë disa shembuj për t’u kopjuar. Pantallona kulotë, bluza mëndafshi, xhaketa sportive për të thyer pamjen dhe këpucë të bardha.. pranverë ja ku po vijmë!