Mbretëresha e Spanjës i bashkohet grupit të grave që nuk e kanë problem të jenë të thinjura

Lifestyle

Gjatë një eventi të fundit në Madrid, Mbretëresha e Spanjës, Letizia Ortiz doli përpara fotografëve pa i fshehur flokët gri. Skllavëria ndaj bojës na ka lodhur? Sigurisht që kohët po ndryshojnë dhe gjithnjë e më shumë gra, të famshme ose jo, kanë filluar të humbasin interesin për atë se çka mendon shoqëria.

Qofshin gra të familjes mbretërore si Kate Middleton apo Karolina e Monakos si dhe aktore të Hollivudit, thinjat nuk janë më tabu. Ka dhe yje si Salma Hayek dhe Katie Holmes që i lyejnë flokët, por nuk e kanë problem t’i zbulojnë thinjat kur flokët u bëhen për t’u lyer, ndërsa Meryl Streep, Judi Dench dhe Jane Fonda padyshim që i kanë përqafuar flokët e tyre të bardhë. Çfare mendoni ju, do ta bënit?