Fotoja e fundit e Hande Erçel, sensacion i rrjeteve sociale!

Showbiz

Hande Erçel është aktorja simpatike turke të cilën e kemi parë në disa seriale në platformën Tring, së fundmi në “Vajzat e Diellit”.

Jo pak herë aktorja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për shkak të veshjes apo fotove që poston në rrjetet e saj sociale.

Hande ka publikuar një foto ku në sfond duket qartë një kornizë e cila ka të skicuar vendlindjen e saj.

Gjeste të tilla gjithmonë marrin tepër vlerësim dhe vëmendje, e patjetër që as këtë herë një detaj i tillë nuk kaloi pa u vënë re!

Shumë komente dhe postime në mediat turke, vërshuan pas veprimit të aktores duke e duartrokitur dhe vlerësuar atë!