Mbretëresha Elizabeth II trashëgon tek stërnipërit pasionin e saj më të madh

Lifestyle

Fëmijët e princit Uilliam dhe Kate Middleton në një pjesë të madhe të periudhës së karantinës kanë marrë mësime kalërimi. Për lumturinë e mbretëreshës, e cila mezi pret të kalërojë me stërnipërit e saj, ashtu si gjyshja kanë bërë dhe nipërit. Princi George, motra e vogël Charlotte dhe Louisi i vogël, tre vjeç, kanë vendosur të ndjekin gjurmët e Madhërisë së Saj, duke i kushtuar një pjesë të mirë të periudhës së karantinës perfeksionimit të aftësive të tyre të kalërimit. Sipas Times, fëmijët e Uilliam dhe Kate Middleton kanë përdorur ambientet e rezidencës së tyre në Anmer Hall, Norfolk, për të mësuar se si të hpin në poni të vegjël.

Princi Uilliam kur ishte i vogel

Dhe Elizabeta II e cila filloi të hipte në kalë që fëmijë, vetëm katër vjeç, me siguri është shumë entuziaste për aftësitë e reja të stërnipërve të saj. Fëmijët do të kalojnë me të një pjesë të verës në kështjellat Windsor dhe Balmoral, prandaj ajo do të ishte veçanërisht e interesuar për progresin e të vegjëlve. Vajza e Ulliam dhe Kate, Charlotte e cila mban një unicorn në çantën e saj të shkollës, ka hipur në kalë që 17-muajshe dhe nëna e saj Kate, ka folur për një karrierë të mundshme në këtë sport.