Mbretëresha Elizabeth nuk pranon të takojë Harry-n

Lifestyle

Situata në pallatin mbretëror të Buckingham-it është goxha e tensionuar. Princ Harry dhe Meghan Markle, duka dhe dukesha e Sussex-it, deklaruan dje se do të tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore për një jetë të pavarur financiarisht.

Sipas  Evening Standard, thuhet se ndërkohë që Harry po shkonte të takonte mbretëreshën Elizabeth për t’i treguar rreth vendimit, ai u ndalua nga oborrtarët e saj.

Pak para Krishtlindjes, Harry foli me të atin për ta njoftuar se do të kalonte më shumë kohë mes Amerikës dhe Kanadasë. Gjatë kësaj kohe, atij i është kërkuar që të vijë me një plan të mirëmenduar dhe ashtu bëri. Propozimi i princ Harry-it i është dërguar Charles-it në prag të Vitit të Ri, por ky i fundit i tha se do t’i duhej më shumë kohë për ta diskutuar me kujdes.

Po ashtu, Harry kishte kërkuar një takim me gjyshen e tij dhe i thanë se mbretëresha do të ishte e lumtur ta takonte, por s’do të diskutonte asnjë lloj plani nëse ai s’kishte folur më parë me të atin, princin Charles.

Më tej, takimi me mbretëreshën s’u bë kurrë! Oborrtarët e pallatit thuhet se nuk e kanë lejuar princin ta takojë, pasi mbretëresha Elizabeth i kishte kërkuar çiftit të mos e zbulonte lajmin publikisht dhe tani është shumë e inatosur me ta.