Mënyra natyrale për të reduktuar celulitin!

Lifestyle

celuliti
Fatkeqësisht pjesa më e madhe e femrave u duhet të “luftojnë” me celulitin për ta hequr qafe, aq më tepër gjatë sezonit të verës që dhe ekspozimi i trupit është më i madh. Për të reduktuar celulitin duhet të bazoheni në disa pika kryesore.Si fillim duhet të pini sa më shumë ujë dhe të hidratoni trupin. Duke hidratuar trupin qelizat tuaja rinovohen më shpejt dhe kështu celuliti reduktohet më shpejt. Duhet të pini të paktën 8 gota me ujë në ditë për t’u siguruar që trupi juaj po e merr të gjithë sasinë e nevojshme të ujit. Mënyra më e mirë për të nisur ditën është duke pirë një gotë ujë.

celulit
Gjithashtu duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e tillë do të largojë më shpejt kilet e tepërta dhe redukton celulitin. Për më tepër frutat dhe perimet përmbajnë shumë ujë dhe ndihmojnë në hidratimin e trupit. Frutat dhe perimet janë të pasura në fibra dhe përmbajnë më pak sheqer. U duhet të konsumoni ushqime me acide yndyrore Omega-3, të cilat janë yndyrna të shëndetshme që trupi ka nevojë. Një shembull i këtyre ushqimeve të shëndetshme dhe të shijshme janë arrat, peshku, avokado dhe ullinjtë.