Pija ideale që eleminon dhjamin e barkut

Lifestyle

pijeee2.jpg

Dhjami i barkut ndryshe cilësohet si një ndër pjesët më të vështira për tu eleminuar nga trupi dhe shkaktari i shumë problemeve shëndetsore, siç mund të përmendim shumë sëmundje si kardiovaskulare, hipertension, diabet tip 2 dhe probleme me gjumin.

Për personat të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë aktivitete të rregullta fizike, ne ju prezantojmë një pije e cila mund të jetë zgjidhje e përkryer.

Kjo pije e mrekullueshme stimulon detoksifikimin dhe eliminimin e toksinave dhe mbeturinave të tepërta nga trupi, duke lejuar thithjen e duhur të ushqyesve nga ushqimi. Gjithashtu, ajo do të mbrojë trupin nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe komponimet e tjera toksike që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj.

Përbërësit e nevojshëm për ta përgatitur këtë pije, janë një gjysmë limoni, 1 kastravec, një tufë majdanoz, 1 lugë çaji xhenxhefil dhe 1/3 e gotës me ujë. Përgatitja e pijes është shumë e thjeshtë, mjafton t’i përzieni mirë të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh. Kjo është një përzjerje që këshillohet të pihet zakonisht çdo natë para se të flini. /albeu.com/