Modelet e pantallonave që ju shkojnë sipas formës së trupit

Lifestyle

vgzffdgs

Të zgjedhësh veshjen e duhur për punë duket si misioni më i pamundur për një femër, e më vështirë duket të blesh veshjet e duhura kur je në një dyqan. Formave të ndryshme të trupit u shkojnë prerje e veshje të ndryshme, ndaj e rëndësishme është të blini gjërat që ju shkojnë e jo detyrimisht trendet e reja. Më poshtë do të lexoni llojet e pantallonave që u shkojnë të gjithë trupave pavarsisht formave.

Nëse ju jeni e imët provoni pantallonat drejt por në fund të ngushta dhe të gjata deri tek kyçi. Ky model do të krijojë iluzionin e këmbëve më të gjata.
Nëse ju jeni e gjatë provoni kulotot.

Nëse forma e trupit tuaj është si e mollës, provoni pantallonat e ngushta me bel të lartë. Kjo formë është e bekuar me këmbët e holla, duke i bërë femrat kandidate të përsosur për pantallona të ngushta.

Nëse ju jeni në formën e dardhës shmangni pantallonat e ngushta. Provoni pantallonat e gjera, me bluza të ngushta. Pantallonat e gjera në fund do të krijojnë një balancë midis zonës së vitheve të gjera dhe pjesës së poshtme të këmbëve.

Formës së trupit “orë me rërë “ u shkon çdo model pantallonash. E rëndësishme eshtë të vini në pah belin duke përdorur rripat.

bodytypes zpseae64e01