Nga zakonet deri tek rregullat dhe kënaqësitë; Ja cili është regjimi ushqimor i Mbretëreshës Elisabeth

Lifestyle

Dieta e Mbretëreshës është një dietë magjepsëse  si në zakonet e saj të veçanta ashtu edhe në gjërat e çuditëshme dhe karakteristike të cilat shfaqen herë pas here për t’ju kujtuar se, po, ajo është plotësisht një mbretëreshë. Nga rutina e saj e përditshme deri tek  rregullat e saj të rrepta dhe kënaqësitë e saj të rastit, këto janë zakonet dhe sjelljet e gruas më të famshme në botë.

Një mëngjes i thjeshtë:

Kur bëhet fjalë për ushqimin, rutina e saj e përditshme nuk është diçka e jashtëzakonshme. Ajo zgjohet rreth orës 7:30 të mëngjesit dhe shijon një gotë çaji Earl Grey (me qumësht, pa sheqer) me disa biskota ndërsa dëgjon radio dhe përgatitet për një banjë në mëngjes. Mëngjesi në vetvete është pak më i përpunuar , ajo dhe Philip zakonisht kanë një përzierje drithërash, kos dhe reçel.

Pija e parë e ditës: 

Pak para drekës, ajo pin një xhin me një fetë limoni dhe akulli. Për të është një aperitiv i ëmbël, me bazë vere që ndërthur verë të fortifikuar, barishte dhe erëza, e cila ishte pija e preferuar Mbretëreshës.

Dreka:

Drekat kanë tendencë të jenë të thjeshta për Mbretëreshën. Shërbehet rreth orës 13:00, ka tendencë të përfshijë një kombinim të peshkut dhe perimeve. Sipas ish-kuzhinierit të saj Darren McGrady, një drekë tipike mund të përbëhet nga peshku i pjekur në skarë  me një bazë spinaqi me kunguj.

Pasditja:

Çaji i pasdites mban një vend të veçantë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Filloi në vitet 1840, u tha se u popullarizua nga Anna Russell, Dukesha e Bedford (një mike e përjetshme e stërgjyshes së Elizabetës, Mbretëreshës Victoria) dhe shpejt u bë një vakt i preferuar i klasave të larta shoqërore.

Përbëhet nga ëmbëlsira,  tortë xhenxhefili, tortë frutash ose tortë me biskota çokollate; sanduiçe (pa kore) të cilat mund të përmbajnë kastravec, salmon të tymosur, majonezë veze ose proshutë dhe mustardë; dhe së fundmi sanduiçe të vogla me reçel mjedre. Këto, sigurisht, shërbehen me çaj.

Darka me bashkëshortin e saj Philip:

Ashtu si me drekë, darka është zakonisht një çështje jashtëzakonisht e hollësishme. Dyshja do të ndërrojë veshjet në diçka më të rehatshme dhe shijojnë një vakt me mish (qengji, viçi i pjekur, deleje, ose salmon, i marrë shpesh nga pronat e vetë Mbretëreshës në Sandringham ose Balmoral) me perime dhe një Martini si nje aperitiv.