Një javë pas lindjes, Pippa Middleton fotografohet duke shëtitur vajzën

Lifestyle

Pippa Middleton dhe bashkëshorti i saj, James Matthews u bënë prindër për herë të dytë më 15 mars. Ata sollën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Grace Elizabeth Jane. Elizabeth duket se është frymëzuar nga nëna e Pippa-s, Carole dhe motra e saj Kate, emrat e mesëm të të cilave janë gjithashtu Elizabeth. Emri i dytë i mesëm i vajzës, Jane, është në nder të gjyshes së saj nga ana e të atit, Jane Matthews.

Në superformë, me një look casual me pallto të zezë, fustan të gjatë dhe atlete të bardha, Pippa ka shfrytëzuar ardhjen e pranverës për të nxjerrë në ajër të pastër bebushen. Ajo u fotografua për herë të parë me të porsalindurën e saj nga Mail Online nën shoqërinë e njërës prej mikeshave të saj. Pippa dhe James Matthews janë prindër edhe të një djali 3-vjeçar, të quajtur Arthur.