Pas intervistës ‘bombë’ të Harry dhe Meghan, Mbretëresha jep deklaratën e saj

Lifestyle

Mbretëresha Elizabeth ka reaguar përmes faqes zyrtare të Pallatit Mbretëror rreth intervistës së bujshme të nipit të saj dhe Meghan Markle të cilët e quanin thjesht institucionale përvojën e tyre në monarki.

Meghan u shpreh se kishte arritur deri aty sa kishte menduar vetvrasjen pasi nuk e kishin lejuar të merrte trajtim gjatë kohës që ndihej keq për shkak të vuajtjeve nga akuzat për racizëm e të tjera si këto. Ajo tha madje se Familja Mbretërore ishte e shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archie.

Deklarata: “E gjithë familja është e trishtuar të mësojë sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ato do të merren shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të kenë gjithmonë dashurinë e anëtarëve të familjes mbretërore”.