Pasi termometri shënoi 42 gradë ja kur pritet të fillojnë shirat…

Lifestyle

Fundjavën që lamë pas, sinoptikanët parashikuan që e hëna dhe e marta e kësaj jave do të ishin ditët më të nxehta të muajit ! Parashikimet ishin të sakta dhe temperaturat do të arrinin kulmin.
Ditën e djeshme termometri shënoi 41.6 gradë celcius, por fatmirësisht në ditët në vijim pritet një normalizim i temperaturave.
Sipas meteorologëve fundi i të nxehtit afrikan merr fund ditën e mërkurë, kur do të nisin edhe reshjet e shiut edhe rënia e temperaturave.
Kjo ishte vala e fundit e kësaj vape përvëluese nga tre të tilla. Pas të mërkurës pritet të ketë vranësira në të gjithë territorin e vendit tonë dhe vlera maksimale e termometrit do të pësojë një rënie me të paktën 4 gradë.