Përsëri dasmë mbretërore? Mbesa e Lady Dianës fejohet me milionerin 61-vjeçar

Lifestyle

Mbesa e famshme e princeshë Diana-s, Lady Kitty Spencer është  fejuar zyrtarisht me miliarderin Michael Lewis.

Edhe pse vetë 29-vjeçarja nuk e ka konfirmuar lajmin, burime për Daily Mail bëjnë me dije se çifti u fejua para pak javësh dhe se Lewis i propozoi asaj për martesë para Krishtlindjeve.

“Michael i propozoi Kitty-t para Krishtlindjes. Ajo ka qenë në Cape Town për pushime dhe i tha nënës së saj dhe pjesës tjetër të familjes. Michael e duan të gjithë. Pavarësisht pasurisë së tij, ai është shumë i i thjeshtë”, tha burimi për Daily Mail.

Jo pak vëmendje tërhoqi Lady Kitty Spencer në dasmën e kushëririt të saj Princ Harry me Meghan Markle, dalje që i rriti qindra mijëra followersa në Instagram.

Që prej asaj periudhe, flitej se 29-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me  biznesmenin 61- vjeçar Michael Lewis! Në gishtin e unazës, Kitty Spancer mban një diamant aq shkëlqyes sa edhe përmes një fotografie të një cilësie të ulët mund të themi se ka kushtuar “sa qimet e kokës’.

Ata u panë për herë të parë bashkë në Manhatan dorë për dore, ndërkohë që verën e një viti më parë ishin fotografuar duke dalë njëri pas tjetrit nga i njëjti hotel, por nuk e konfirmuan lidhjen e tyre.

Edhe pse 61 vjeç, 32 vite më i madh se modelja, kjo gjë nuk e ka ndaluar Spencer të jetojë këtë histori dashurie me biznesmenin, pasuria e të cilit i kalon 102 milionë dollarë.