Personi më i pasur në botë, nuk është më Bill Gates!

Lifestyle

bill gates
Lista e miliarderëve botërorë, prej vitesh kryesohej nga Bill Gates. Tashmë, një tjetër person ka zënë vendin e parë, me një pasuri prej 112 miliard dollarë. Bëhet fjalë për Jeff Bezos, themeluesin e Amazon. Ai përveçse është i pari në këtë listë, është gjithashtu i pari person në histori që tejkalon shifrën prej 100 miliard dollarësh.

amazon
Bill Gates ndërkaq mbetet në vend të dytë, me një pasuri prej 90 miliard dollarësh. Themeluesi i Microsoft, e ka humbur tashmë pozicionin e tij. Pas tij vijnë pasanikë të tjerë si investitori i Uarren Buffet me 84 miliard dollarë, pronari i Louis Vuitton me 72 miliard dollarë dhe themeluesi i Facebook, me 71 miliard dollarë.