Pse një gotë verë përpara gjumit ju ndihmon të humbni peshë

Lifestyle

fvffd

Nëse më parë pinit një ose dy gota verë përpara gjumit dhe ndiheshit fajtorë, tani duhet të gëzoheni. Sipas një studimi, ky ritual është i mirë për shëndetin tuaj, madje ju ndihmon të humbni peshë. Dy studime nga universitetet e Uashingtonit dhe Harvardit gjetën se konsumimi i moderuar i alkoolit ndikon në një peshë të shëndetshme për trupin tuaj.

Studimet në Harvard zbuluan se femrat që pinin alkool në sasi të moderuar reduktonin rrezikun për obezitet dhe mbanin një peshë konstante. Studimet në Uashington u bënë te disa minj femra dhe u zbulua se në verën e kuqe gjendej përbërësi Resveratrol, që prodhonte qeliza yndyre të shëndetshme dhe ndihmonte për të humbur peshë duke djegur yndyrat e pashëndetshme. Gjithashtu universiteti i Danimarkës ka bërë një tjetër studim me minjtë femra dhe ka rezultuar se rrushi jo vetëm që ndihmonte në rënien në peshë, por mbante të ulët nivelin e sheqerit në gjak.

Resveratroli është studiuar më vete dhe prej tij ka shumë përfitime shëndetësore. Kështu që vera ju ndihmon të humbni peshë, mbron sistemin kardio, ul presionin e lartë të gjakut, ul kolesterolin, rrit ndjeshmërinë e qelizave të insulinës, ul rrezikun e diabetit dhe ndihmon në përmirësimin e funksionit mendor.

Duhet të dini që edhe pse vera përmban Resveratrol, nuk duhet ta tejkaloni masën sepse ka shumë kalori dhe mund të dëmtoni mëlçinë. Madje pirja e tepruar mund të rritë presionin e gjakut dhe sheqerin në gjak. Konsumimi i rregullt i verës përpara se të flini mund të jetë i dobishëm për njerëzit që duan të humbin peshë dhe kanë përfitime të tjera shëndetësore.