Shfaqet djali sekret i Charles dhe Camilla; trashëgimtari jam unë

Lifestyle

Tashmë shfaqet në skenë djali sekret i princit Charles dhe Camilla, i cili kërkon që t’i njihet trashëgimia në linjën e trashëgimtarëve të kurorës dhe paralajmëron se do të ndjekë rrugën ligjore.

Simon Dorante-Day është 53 vjeç, është një inxhinier i cili jeton në Australi por që ka lindur në Londër dhe është dhënë për adoptim që kur ishte 18 muajsh.

Burri ka ndërmend që të ndërmarrë çdo hap duke thënë se i është drejtuar Gjykatës së Lartë të Sydney, për të kërkuar që ti bëhet analiza e ADN, për të provuar se është djali i Charles.

Me nismën e ndërmarrë, ai kërkon që pas Charles, trashëgimtari i dytë i fronit mbretëror të jetë ai dhe jo princi William.