Moti për ditën e enjte, 13 Shkurt 2020

Moti

Moti për ditën e nesërme parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave bregdetare.

Në zonat malore vranësirat pritet të jenë deri të dendura, ndërsa në Verilindje vranësirat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-15 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare erë e vrullshme deri në 30 m/s.