Moti për ditën e hënë, 22 nëntor 2021

Moti

Ditën e nesërme në vend do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Në orët e para pas mesnatës do ketë vranësira të dendura veçanërisht përgjatë zonave malore. Në lartësitë mbi 1000 m do ketë reshje borë të cilat përfundojnë në orët e para të mëngjesit.

Gjithashtu parashikohet prezencë mjegulle dhe mjegullinë lokale në lugina.

Era do të fryjë e vrullshme në drejtim verilindor në orët e mëngjesit e do të humbë intensitet gjatë ditës, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 3 ballë.