Moti për ditën e martë, 12 maj 2020

Moti

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Përgjatë orëve të vona të mbrëmjes në ultësirën perëndimore dhe jugperëndim reshjet me intensitet deri edhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 5-25 m/sek, erë me rrahje dhe intensive duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-5.