Moti për ditën e martë, 14 dhjetor 2021

Moti

Moti për ditën e nesërme do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore do ketë prezencë të vranësirave mesatare deri të dendura të cilat vijnë në pakësim pas orëve të pasdites.

Mjegull e dendur e mjegullinë do ketë në lugina në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e fortë dhe e vrullshme kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa me rrahje deri në 20-25m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.