Moti për ditën e martë, 19 maj 2020

Moti

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Parashikohen reshje shiu të dobëta në veri e prej mesditës e pasdites, shi dhe shtrëngata të përkohshme në veri e pjesërisht në qendër. Do të ketë mjegullinë lokale përgjatë zonave luginore dhe malore.

Era do të fryjë me drejtim Jug-Juglindje 1-8m/sek e në zonën bregdetare përkohësisht e vrullshme. Valëzimi i forcës 1-2.