Moti për ditën e martë, 5 maj 2020

Moti

Moti parashikohet i vranët, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje me alternime kthjellimesh e vranësirash.

Në orët e para të ditës deri në mesditë, parashikohen që reshjet e shiut të jenë të pranishme në të gjithë territorin me intensitet deri mesatar. Në veriperëndim e jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet të lartë në mëngjes në formën e rrebesheve.

Përkohësisht nga mëngjesi deri paradite, reshjet në bregdet e zonat e ulëta do të shoqërohen me shtrëngatave e rrufe. Prej orëve të pasdites, parashikohen ndërprerje të përkohshme të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit për tu lokalizuar vetëm në veriperëndim.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, pasdite do të fitojë shpejtësi në bregdet deri 18 m/sek, përkohësisht e vrullshme, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3.