Moti për ditën e mërkurë, 12 dhjetor 2018!

Moti

12dhjmt
Mbetemi nën ndikimin e moti të kthjellët dhe me vranësira të lehta ne bregdet dhe zonat e ulëta. Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat Juglindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C deri në 14 °C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor- verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.