Moti për ditën e mërkurë, 17 nëntor 2021

Moti

Moti nesër parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura që në orët e para të 24-orëshit.

Vranësirat do të shoqërohem me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore, ndërsa në zonën e jugperëndimit intensiteti do të arrijë deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje mesatare deri dhe e fortë në bregdet dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës në dete nga 2 deri në 4 ballë.