Moti për ditën e mërkurë, 8 prill 2020

Moti

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës.

Në orët e mbrëmjes në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Dibër parashikohet që reshjet hera-herës të jenë me intensitet, deri të lartë në formën e shtrëngatave, me rrebeshe e shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 18 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-2.0 metra, më tepër në mbrëmje.