Moti për ditën e mërkurë, 9 qershor 2021

Moti

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet kodrinore-malore reshjet do të jenë në formën e stuhive, rrebeshëve shoqëruar me breshër. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut 1 deri 15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.