Moti për ditën e premte, 1 maj 2020

Moti

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale me diell.

Deri në orët e mesditës në veri e qendër të vendit parashikohen reshje shiu të herëpasherëshme. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët deri mesatar.

Në formë të lokalizuar, gjithashtu parashikohen shtrëngata në veriperëndim të vendit. Në jug reshjet do të jenë në intensitet të ulët e zonale. E pranishme do të bëhet mjegullina nga reshjet. Në mbrëmje moti do të jetë në përmirësim.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Veriperëndim 1-8m/sek, në bregdet deri 10m/sek në mesditë, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 1-2.