Moti për ditën e premte, 11 qershor 2021

Moti

Moti parashikohet me kthjellime në orët e mëngjesit, si dhe shtim vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht në relievet kodrinore-malore reshjet parashikohen në formën e rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me breshër. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.