Moti për ditën e premte, 6 nëntor 2020

Moti

Dita parashikohet me kthjellime e vranësira në dendësim gradual.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme gjatë gjithë ditës në
bregdet. Prej orëve të pasdites në të gjithë vendin parashikohen reshje të vazhdueshme me intensitet mesatar e të lartë. Përgjatë vijës bregdetare rrebeshe e shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug, hera-herës e vrullshme dhe me rrahje në bregdet e verilindje, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë me lartësi vale 2,5 -3,5 metra.