Moti për ditën e shtunë, 12 mars 2022

Moti

Mot i kthjellët do të dominojë në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësira kalimtare të shfaqen fillimisht në Rajonin Verior. Pasditja do të sjellë kalime vranësirash edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, por pa sjellë reshje.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbizotërojnë deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në pasdite me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.