Moti për ditën e shtunë, 13 shkurt 2021

Moti

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakëta deri mesatare. Në zonat malore, lugina dhe bregdet kryesisht në orët e mëngjesit do të ketë mjegull e mjegullinë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.