Moti për ditën e shtunë, 29 Maj 2021

Moti

Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë deri në pasdite. Në mbrëmje më tepër kthjellime.

Prej orëve të mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, por pranë relieveve kodrinore-malore me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim deri ne 10m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri 3 ballë.