Moti për nesër, 20 nëntor 2019

Moti

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të ulët atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në detin Mesdhe e cila do të sjellë rreshje shiu  në vendin tonë.

Vendi ynë do të përfshihet nga rreshje shiu të pakta përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim(SW) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 3/10°C
Zonat e ulëta 8/20°C
Zonat bregdetare 10/20°C