Nisin ditët me shi, ja qytetet e vendit që do të ‘shpëtojnë’ nga vapa

Moti

Për pak ditë do të shpëtojmë nga vapa, pasi që prej ditës së sotme pritet të nisin shirat. Bëhet fjalë për ata që jetojnë në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Sipas sinoptikanëve reshjet priten të jenë mesatare të shoqëruara dhe me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet priten të jenë të dobëta.

Për pasojë dhe temperaturat do të pësojnë ulje.

Ja sa do jenë sot temperaturat minimale dhe maksimale:

-në bregdet: 22 – 30 °C

-në vendet e ulëta: 21 – 30 °C

-në vendet malore: 17 – 22 °C

Ndërkaq era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.