“Baba apo gjykatës”, seriali i nominuar për Golden Globe 2021 të cilin nuk duhet ta humbisni!

Programe

Serialin e prodhuar në vitin 2020-2021, “Baba apo gjykatës” e ndiqni në JollyHD çdo të hënë ora 21:00 me 2 episode!

Bryan Cranston në rolin e gjykatësit që duhet të përballet me bindjet e tij më të thella kur djali i tij përfshihet në një krim që e mpleks me një familje të krimit të organizuar. Në këtë situatë i duhet përballet me një sërë zgjedhjesh të pamundura dhe zbulon se sa larg mund te shkojë një baba për të shpëtuar jetën e djalit të tij.

Seriali “Baba apo gjykatës” është nominuar për çmim Golden Globe dhe për Satellite Awards në vitin 2021. Aktori Michael Stunhlbarg luan personazhin e Jimmy Baxter. Në episodin e 4 të serialit, Charlie, një tjetër personazh thotë “Jimmy Baxter’s a serious man”. Michael ka luajtur në një film në vitin 2009 i cili titullohej “A serious man”.