Nis në ekranin e Tring «Një dashuri nga e shkuara»

Programe

vivias

Dashuritë dhe aventurat e 5 motrave nga «5 Yjet» na kanë shoqëruar çdo pasdite në ekranin e 3Plus. Megjithatë, ky serial i këndshëm do të përfundojë më 21 nëntor, datë që shënon fillimin e një tjetër seriali në Tring.

Me një kast të mrekullueshëm aktorësh si Edith Gonzales, Ramiro Fumazoni, Umberto Zurita etj vjen në 3Plus “Një dashuri nga e shkuara”.

Një histori origjinale që prek problematikat aktuale të çifteve të të gjitha moshave. Paula është një grua e palumtur, e martuar me një burrë arrogant dhe maskilist. Alehandro është një sipërmarrës i suksesshëm, i cili është zënë ngushtë në një raport posesiv me ish-gruan e tij. Paula dhe Alehandro kanë qenë të dashuruar me njëri-tjetrin në universitet dhe takohen sërish pas shumë vitesh nëpërmjet fëmijëve të tyre, duke kuptuar kështu se atë dashuri të së shkuarës e kanë ende gjallë në shpirt.

vikakkaks