Familja Kardashian përbuzin publikisht Rita Orën!

Showbiz

kardashian rita
Eventi “People’s Choice Awards” solli yje dhe shumë stil në eventin që u mbajt mbrëmjen e së dielës në Kaliforni. E një prej të ftuarave ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila performoi këngën e saj më të re “Let you love me”. E nëse të gjithë u mahnitën nga performanca e saj, familja Kardashian e kanë injoruar atë.

ruta

“Asnjë nga Kardashianët nuk e pa performancën e saj. Khloe duartrokiti vetëm pak por të gjitha ishin të painteresuar, Ato madje kanë bërë gjatë gjithë kohës mimika ironike, duke përbuzur këngëtaren dhe performancën e saj”, ka thënë një burim për HollywoodLife. Kujtojmë që Rita ka qenë e dashura e vëllait të Kardashianëve, Robit e siç duket ndarja e tyre nuk është pritur mirë nga motrat.