Eleni Foureira kapërcen kufijtë, ‘Fuego’ rezultoi tepër e suksesshme…

Showbiz

eleni fuego
Eleni Foureira dhe energjia që ajo përcolli në skenën e ‘Eurovizion’ është pëlqyer nga e gjithë bota. Kënga ‘Fuego’ ka arritur me mijëra klikime në ‘Youtube’ dhe Eleni është kthyer në këngëtaren fenomen të momentit. Të shumtë kane qenë ata të cilët e kanë krahasuar me këngëtaret e famshme botërorë, Jennifer Lopez apo Beyonce.

fuego

Pavarësisht se nuk arriti të fitojë çmimin e madh, ajo rrëmbeu zemrat e publikut në të gjithë botën. Këtë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku tregon se në kaq pak kohë kënga e saj po dëgjohet jo vetëm në Evropë por edhe jashtë saj. Kënga ‘Fuego’ është renditur edhe në listat muzikore në Brazil. Kujtojmë se shumë shpejt këngëtarja me origjinë shqiptare do të nisë turin e saj botëror.

fuego2